Flash News

E-TJERA

LSI letër Prokurorit të Përgjithshëm, kërkon hetim për dhunën e policisë ndaj protestuesve

LSI letër Prokurorit të Përgjithshëm, kërkon hetim

LSI i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, ku kërkon të fillojnë hetimet për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

Ka qenë nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili ka depozituar letrën pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

“Kërkohet nisja e hetimeve penale mbi keqpërdorimin e Strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe autorëve civilë, të maskuar e pa shenja dalluese të dhunimit e keqtrajtimit të qytetarë shqiptarë gjatë protestave të fundit”, thuhet në letrën drejtuar Çelës.

Në protestat e zhvilluara prej gjashtë ditësh, policia ka shoqëruar disa protestues shpesh edhe me dhunë. Mes tyre ishin edhe dy vajza të cilat u mbajtën në qeli për 4 ditë.

Qytetarët dolën në protesta për të kundërshtur rritjen e pandalshme të çmimeve. Qeveria miratoi Paketën e Rezistencë Sociale si një formë kompensimi për 434 mijë qytetarët të vendit, të cilët do të marrin para të thata 90 mijë lekë për tre muaj, ose 30 mijë lekë në muaj.

Megjithatë, qytetarët e kanë konsideruar paketën e pamjaftueshme, duke i propozuar kryeministrit Rama dje tre kërkesa konkrete.

“Kërkojmë anulim të përhershëm për taksën e qarkullimit, pezullimin e përkohshëm të akcizës për karburantet deri në përfundim të krizës dhe miratimin e ligjit për minimumin jetik, afati i realizimit në fund të kësaj jave. Mos realizimi i këtyre konverton kërkesat në një dorëheqje nga ana e Ramës dhe hapja e garës brenda PS për kryeministër të ri”, deklarojnë protestuesit.

LSI letër Prokurorit të Përgjithshëm, kërkon hetim 

Të fundit