Flash News

E-TJERA

Lubonja: Basha ndau PD në dysh, me përjashtimin e Berishës u rivendos sjellja e një lideri autoritar

Lubonja: Basha ndau PD në dysh, me përjashtimin e Berishës u

Në studion e emisionit “Real Story”, po diskutohet lidhur me zhvillimet e fundit në PD.

Fatos Lubonja deklaron se vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e Berishës përçau partinë në dy pjesë.

I ftuar në ‘Real Story’, Lubonja thotë se me përjashtimin e Berishës u rivendos sjellja e një lideri autoritar

Lubonja: Unë mund të them që Basha detyroi Berishën të mblidhte Kuvendin e datës 11. Hajde ta gjykojmë se si u mor ky vendim i Bashës për të përjashtuar Berishën. Në terma afatshkurtra, u nda më dysh PD dhe janë bërë copë.

Nuk ka asgjë pozitive. Në terma afatgjata, hapen precedentë. Ne tani flasim berishizmi. Po ç’a është kjo në thelb? Është një lider autoritar, që krijon lidhje vertikale e vendos ai me dorë të hekurt. Ky si e mori vendimin për përjashtimin e Berishës?

Basha mori një vendim të gabuar politikisht, sepse çau partinë. Në terma afatgjatë përforcon një model që na ka shkaktuar probleme. E treta, unë kërkoj të ndërtohet një Shqipëri që ka dinjitet. Unë dua që të vendosin shqiptarët, që legjitimitetin t’ia japin shqiptarët dhe jo ambasadorët. Në këtë aspekt, Basha është i dëmshëm në terma afatshkurtra dhe i dëmshëm në terma afatgjata. Sipas statutit nëse ke 1800 vota mund ta thërrasësh Kuvendin. Ajo është thërritur nga më shumë se 1/3.

 

Të fundit