Flash News

E-TJERA

Lubonja: Komiteti Teknik i Ekspertëve gjithmonë në një linjë me qeverinë, tamponi në privat 50% më lirë në Kosovë se te ne

Lubonja: Komiteti Teknik i Ekspertëve gjithmonë në një

Analisti Fatos Lubonja deklaron se Komiteti Teknik i Ekspertëve del gjithnjë në një linjë me qeverinë, sidomos në debatet për tamponët.

Duke folur në ‘news 24’, Lubonja thotë se situata e krijuar me tamponët është përgjegjësi e qeverisë, madje çmimi i tij në klinika private në Kosovë është 50% më i lirë se në Shqipëri.

“Përgjegjësitë i ka qeveria, jo opozita. Disa gjëra që janë të drejta nuk mund ti kundërshtosh vazhdimisht.

Edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve dalin me linjën e qeverisë dhe jo në pozicion më ndryshe, sidomos lidhur me tamponët.

Nuk duhen tampone, duhen pak... diçka tjetër me rëndësi është çmimi, një miku im më tha sot se kishte paguar 120 mijë lekë të vjetra në privat për tamponin.

Ata që bëjnë tamponin në shtet, merr përgjigje pas një jave. Nëse dikush që mund të jetë pozitiv dhe nuk ka simptoma nuk mund të rrijë i mbyllur për një javë, por nëse është i infektuar mund të përhapë virusin te të tjerët, pra janë përgjegjësi e qeverisë.  

Në Kosovë është 60 euro në privat një tampon, një diferencë e madhe me ne që e kemi dyfish, vendet tjera i kanë gratis”, tha Lubonja.   

 

 

 

Të fundit