Flash News

E-TJERA

Lubonja: Nga komisioni i jashtëzakonshëm përfitojnë ata që e duan

Lubonja: Nga komisioni i jashtëzakonshëm përfitojnë ata

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar reformën antikorrupsion të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Lubonja , i ftuar në studion e “Open” në News24 u shpreh se Rama ndërmerr reforma në mënyrë që të fuqizojë pushtetin e vetë dhe të dobësojë levat e instrumenteve demokratike në vend.

Sipas tij nga komisioni i jashtëzakonshëm përfitojnë vetëm ata që e kërkojnë.

Nëse ju kujtohet para ca kohësh Rama midis të tjerash në fjalimet e tij, ka thënë që ne duhet të rrimë në pushtet që të garantojmë reformën në drejtësi. Çdo të thotë të garantosh reformën sipas Ramës, do të thotë të kontrollojmë ne drejtësinë, sa më shumë të jetë e mundur.

Kur ka nisur reforma unë jam nisur me skepticizëm ndaj Ramës, sepse çdo reformë që bën ky njeri e bën për të fuqizuar pushtetin e vetë dhe të dobësojë levat e instrumenteve demokratike që ka ky vend. Kur bën reformën në drejtësi, drafti ishte i tillë që i jepte shumë fuqi ministrit të drejtësisë së asaj kohe. Drafti ngjante me reformën polake që ndërkombëtarët e kritikuan dhe dënuan. Sipas saj ekzekutivi merrte fuqi për të ushtruar kontroll mbi gjyqësorin. U bë një reagim, u çua në Venecia dhe opozita reagoi dhe u bënë ca ndryshime.

Megjithatë qëllimi në fund ishte ky. U hoq kjo e ministrisë, por u bënë ca ndryshime që sollën një dështim të plotë të drejtësisë që kontrollohet më shumë se përpara. Pse duhet të pyesim amerikanët për këtë punë, ambasadorët ndërrohen për 3 vjet, Ramën kemi 20 vjet që e shohim.

Çfarë kërkon Rama, vetë fjala komision i jashtëzakonshëm. Çfarë thotë kjo, janë gjendje që i lejojnë një grushti të vogël të mos pyesë ligjin, normat demokratike për të kaluar disa gjëra. Nga gjendja e jashtëzakonshme fitojnë ata që e duan këtë të fundit dhe që e duan.

Komision kundër korrupsionit thotë, po a nuk ka komisionet parlamentare që kërkonte opozita, 12 dhe mezi i dha 2 që i saboton. Shumica e tyre janë kundër korrupsionit. Çfarë kuptimi ka kjo?”

Të fundit