Flash News

E-TJERA

Lubonja: Rama formoi një bandë të madhe për “eliminimin” e Berishës dhe Metës

Lubonja: Rama formoi një bandë të madhe për

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar gjyqin ndaj Ilir Metës në GJKKO.

I ftuar në Syri tv, Lubonja u shpreh se kafazi ku qëndronte Meta në gjyq është i tepruar, ndërsa shtoi se gjyqi ndaj tij është politik.

Tashmë me Ramën kryeministër prej disa vitesh ky sistem , sipas tij, pësoi mutacion pasi Rama eliminoi me bandën e tij Berishën dhe Metën.

LubonjaGjëja që më bëri përshtypje ishte kafazi. Mu duk e tepruar e shëmtuar, përgjithësisht. Pastaj, lidhur me çështjen që kemi kaq kohë nëpër gojë shoh disa plane. E para, a është gjyq politik apo është ndonjë gjyq që e bën drejtësi e pavarur. Duke u nisur me deduksion mendoj se është politik. Drejtësia nëse do ishte e pavarur, duhet të kishte përdorur të njëjtën standard me shumë të tjerë që nga Fatos Nano. Edhe Rama vetë që ka shumë gjëra që drejtësia duhet të kishte vepruar.

Fatos Nano ishte i tërhequr nuk kishte rrezik pavarësisht se kishte akuza. Me këtë merren se është luftë politike. Po mirë këta, për këtë sistem kanë reflektuar ndonjë çik për këtë sistem që kanë ngritur kështu? Që të mbash klientët, të formosh parti me klientë, të përdorësh pushtetin për të rritur partinë? Ky sistem që ishte më i moderuar kur ishin të tre, kur ishte dhe Ilir Meta. Se kishte rotacion. Iliri një herë ishte këtej dhe pastaj ishte andej. Por gjithsesi mendoj që ky sistem me Ramën ka pësuar një mutacion, se nuk ka më 3 banda por një, që ka eliminuar të tjerat.

Çfarë kemi bërë ne që është katandisur Shqipëria kështu? Rama ishte njeriu më i afërt i Metës kur sulmonte Nanon atëherë.

Të fundit