Flash News

E-TJERA

Lubonja: SPAK nuk pastron dot llumin e madh, ndryshe do ta niste me Ramën

Lubonja: SPAK nuk pastron dot llumin e madh, ndryshe do ta niste me Ramën

Analisti Fatos Lubonja komentoi sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës nga SPAK.

I ftuar në ‘News24’, Lubonja tha se SPAK nuk mundet që të luftojë i vetëm korrupsionin dhe se priten ende rezultate për çështje që janë me rëndësi.

Lubonja theksoi se provat janë por në vendin tonë nuk ekziston një drejtësi e vërtetë që të hetojë korrupsionin, pasi në të kundërt në “bankën e të akuzuarve do të përfshihej dhe kryeministri”.

Nuk mendoj se një SPAK i vetëm mund të pastrojë këtë llum kaq të madh. E mbysin fare këto organizatat që janë në krye të pushtetit, se nuk duan të kapen. Disa shenja që po japin nuk kemi pse kundërvihemi, por do të presim.

Këto harrohen, lind skandali tjetër, skandal pas skandali. Këtu nuk ka një drejtësi të vërtetë se ndryshe do ishin në bankën e të akuzuarve që nga kryeministri e poshtë, sepse provat janë”, tha ai.

 

Të fundit