Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ngujimi ndodhi. Së prapthi. Selia u shndërrua në kullë e të ngujuarit, me personazhe që shtynë me forcë një lloj vetëgjygjësie të çartur. Me shpresën për të marrë në opinion pozën e viktimës, por duke dhunuar ligj e Kanun, gra e burra, të rinj e të moshuar, anëtarë të thjeshtë të familjes së madhe, larg çdo kërkese për t’i thirrur arsyes.
Askush nuk e mendonte të ndodhte ai ngujim aq i izoluar, i blinduar e aq shumë agresues e mizor ndaj atyre që kërkonin thjesht marrëveshjen, ndaj anëtarëve të thjeshtë të selisë. E në vend të marrëveshjes, të ngujuarit i përplasën atyre në fytyrë derën e blinduar.
Ishte një ngujim absurd, pa arsye, fyes, cinik, arrogant dhe ngacmues deri në padurim.
Ishte një pabesi e strukturuar mirë ditë më parë, nëpërmjet mohimit dhe ndalimit të hyrjes, nëpërmjet veprimit e deklaratave mashtruese.
Sepse ajo që kërkonin të arrinin të ngujuarit nuk ishte marrëveshja nën besën e votës, por provokimi i reagimit të zemërimit dhe fabrikimi i akuzës.
Për më tepër, askush nga pala “kundërshtare” nuk ia imponoi, apo shtyu ngujimin absurd këtyre të ngujuarve me vullnetarizëm.
Më shumë, në fakt, ai shte një vetëngujim. Vetëngujim i pakërkuar nga nderi e burrnia. Por i ardhur nga nënndërgjegja e thellë, i nxitur nga gjurma e kryerjes së një “vrasje” në shpinë dhe nga instikti për të mbrojtur fajësinë e provuar. Aspak për të mbrojtur kullën-seli, tashmë të përdhosur me dyer prej burgu e as moralin e humbur demokratik.
Disa nga të ngujuarit, i çuan atë ditë aty vetë këmbët e tyre, me idenë e mbrapshtë e të pandodhur më parë, për ta shndërruar selinë në kullë e më pas kullën në kasaphanë. Këta ishin autorët e ngujimit.
Disa të tjerë, shumica, të ngujuarit e pastër, u thirrën nën ngujim nga autorët vetëm për mburojë.
Që me qashtërsinë e profaninë e tyre politike të mund të ndërtonin murin e shfajësimit publik të linçimit fizik të anëtarëve.
Ndërsa pjesa e zezë e të ngujuarve, të ardhur me entuziazëm, të ngujuarit e zinj të veshur me të zeza, por jo vetëm, ishin pjesa e azapëve, e grupeve të sulmit që do ta shndërronin sipas dëshirës së urdhëruesit, kullën e ngujimit në kullë kurthi e turpi njëherazi.
Mercenarëve të shpëlarë trush, të armatosur dhe të pajisur me mjete luftarake e rrethanore, detyra e të cilave ishte ruajtja e territorit të kullës, e jo ajo e integritetit moral të selisë e anëtarësisë, u ngjante vetja si heronj-kalorës të zinj.
Misioni ishte i qartë-goditja e anëtarëve të selisë me çdo mjet e mënyrë, gaz, shkopinj, tavolina, karrige, hekur, bomba shurdhuese, për t’u vrarë gjënë e fundit që kishin marrë me vete atë ditë- Shpresën. Dhe në fund për t’i ngritur gishtin e akuzës atyre si shpellarë e vandalë.
Por, nuk mbaronte me kaq.
Jashtë, i strukturuar me blinda uji dhe batare gazi lotsjellës, ishte instaluar “Hjekësi”, i veshur me uniformë polici, i gatshëm të vepronte egërsisht sapo grupet e sulmit të mos ia dilnin dot zemërimit të anëtarëve.
Pas ngujimit e bashkë me ngujimin absurd kjo ngjau.
Mercenarët u përpoqën pa ia dalë.
Tentativës së anëtarëve për të hyrë në shtëpinë e tyre me mjete naive, për të kërkuar marrëveshjen për besën e votës, ata iu përgjigjen me gaz, tym, dhe plasëse.
Kur inati i anëtarëve mori para gjithçka bashkë me derën e blinduar, vendi u ndez gjak, tym e flakë nga “Hjeksi” me një ngazëllim e ndjenjë hakmarrjeje të paparë ndaj demokratëve.
Më djegës dhe më i hidhur se atë ditë ai gaz nuk kishte qenë kurrë më parë.
Tek shihja ata që na kishin dhënë gjithçka nga vetja, mes mijëra sakrificash, të shembur në tokë nga gazi e spray verbues, të gjakosur nga goditjet, por më shumë të përkulur nga dhimbja e zhgënjimi që këtë “dhuratë” e kishin nga të vetët, ulërima ime ishte e aq e madhe sa më dilte pa zë.
“Hjeksit” i kishte ardhur dita.
Anëtarët u shpërndanë. Me vete morën e strukën dhe njëherë Shpresën për ta mbrojtur për në rikthimin e rradhës.
Pas disa orësh retë e tymit dëshpërimsjellës u shpërndanë.
Të vetëngujuarit lanë kullën bosh e shpërthyen në festë komike e thirrje histerike.
Ata me “Hjeksin” e tyre kryeministror kishin përzënë me dhunë përkohësisht nga shtëpia e tyre demokratët e kishin shkelmuar besën e votës.
Ndërsa muzgu po binte, mbi kullën e vetëngujimit varej pyetja:
Kush fitoi?!!
….pas disa minutash “Hjekësi” njoftoi se do bënte një bashkëbisedim online me demokratët për t’i shpjeguar atyre se ç’ është demokracia!?
Ngujimi vazhdon!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38