Flash News

E-TJERA

Luçiano Boçi: Rikthimi i Bashës në PD është një “gabim i trashë”

Luçiano Boçi: Rikthimi i Bashës në PD është

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçano Boçi e cilëson një gabim të trashë rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD.

Në një intervistë për Euronews Albania Boçi u shpreh se në PD ka ende një gjendje juridike të pazgjidhur pasi zyrtarisht Basha ende nuk është çregjistruar në gjykatë si kryetar.

“Një ish-drejtues duhet të marrë në konsideratë arsyen e një rezultati politik, një nga arsyet e humbjes së PD në zgjedhje është edhe mënyra e sjelljes së tij politike. Është gabim i trashë se kemi një gjendje juridike të pazgjidhur të PD.

Ka falsitetin brenda, e zëmë se fiton Gjergj Hani, sot juridikisht si do regjistrohet, kush do ta regjistrojë dhe ku do të regjistrohet. A është dhënë dorëheqja nga Basha. Juridikisht Basha s’e ka dhënë dorëheqjen, ai rezulton kryetar. Çështja është në gjykatë, është në diskutim juridik të pavendosur”, tha Boçi.

Të fundit