Flash News

E-TJERA

Lufta kundër krimit, Komisionerja e BE për Punët e Brendshme: Në prill do të paraqes strategjinë

Lufta kundër krimit, Komisionerja e BE për Punët e Brendshme:

Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johansson ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët në Kakavijë me  ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi lidhur mes bashkëpunimit të policisë  shqiptare dhe FRONTEX kundër krimeve në kufirin mes Shqipërisë e Greqisë.

Johansson u shpreh se në muajin prill do të prezantojë një strategji, e cila do të jetë e përqendruar te krimi i organizuar dhe trafiku i qenieve njerëzore. Ajo theksoi më tej se grupet e krimit të organizuar po bëhen gjithnjë e më tepër ndërkombëtare

“Nga ana tjetër dëgjova sot këtu edhe në raport me bashkëpunimin dhe punën e përbashkët që është bërë mes forcave kufitare shqiptare dhe forcave të FRONTEX. Dëgjova jo vetëm sesi ata punojnë së bashku, por gjithashtu kanë mësuar nga njëri-tjetri, një bashkëpunim jo vetëm për të menaxhuar migracionin, por edhe në përpjekjen për të ndaluar trafikimet e tmerrshme të atyre, që përpiqen të trafikojnë jo vetëm njerëz por edhe armë, drogë dhe që kryejnë veprime të tjera kriminale. Sepse siç e dimë lufta kundër krimit dhe menaxhimi i migracionit janë fenomene ndërkufitare dhe për këtë arsye duhet të punojmë së bashku në raport me të. Pra jam këtu për të thënë që shumë është bërë dhe është bërë progres në këtë drejtim. Do të doja të thoja që në prill unë do të paraqes një strategji, e cila do të jetë e përqendruar te krimi i organizuar dhe trafiku i qenieve njerëzore. Do të doja t’ju thoja që ekzistojnë dy trende që janë të theksuara: së pari, grupet e krimit të organizuar po bëhen gjithnjë e më tepër ndërkombëtare, dhe së dyti aspekti dixhital. Pra, ata po përdorim shumë herë më tepër mjedisin dixhital, dhe po shesin mjedisin dixhital dhe për këtë arsye duhet të trajtohen pra në të dyja këto drejtime”, tha Komisionerja.

Të fundit