Flash News

E-TJERA

Lufta ndaj korrupsionit, Soreca: Duhet të dënohen figura të nivelit të lartë, të sekuestrohen edhe pasuritë

Lufta ndaj korrupsionit, Soreca: Duhet të dënohen figura të

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka folur për luftën ndaj korrupsionit, në një konferencë të zhvilluar në kuadër të këtij fenomenti.

Kryediplomati i BE-së tha se korrupsioni dhe krimi i organizuar mund të luftohet vetëm nëse puna është e përbashkët, mirëkoordinuar dhe e vazhdueshme.

Ai komentoi edhe operacionin "Shpirti", ku theksoi se politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin.

Soreca bëri me dije se BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro për rritjen e kapaciteve të institucioneve të drejtësisë. Ai nënvizoi se lufta ndaj korrupsionit do të sjellë edhe zhvillim ekonomik. Soreca u shpreh se BE është në krahun e qytetarëve shqiptarë.

“E vetmja mënyrë se si mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar në mënyrë efikase është puna e përbashkët, e mirëkoordinuar dhe e vazhdueshme.

Të premten e kaluar patëm një super sukses me operacionin “Shpirti”. Hetimi i krimit financiar kërkon një punë specifike se është shumë kompleks. Politikanët, gjyqtarët, prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin.

BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-s, për rritjen e kapaciteve të strukturave të rëndësishme. Sfidat janë të shumta dhe synimi ynë është i përbashkët. Një klimë që do të sjellë investime dhe do të rrisë standardet ekonomike. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimin Europian e kanë në krahun e tyre”, tha Soreca.

Ky i fundit kërkoi nga SPAK që jo vetëm të procedojë zyrtarë, por edhe tu sekuestrojë pasurinë. Ai tha se duhen dënuar edhe zyrtarë të lartë.

“SPAK ka filluar të tregojë rezultate jo vetëm duke proceduar zyrtarë, por edhe sekuestruar pasurinë. Më parë, as nuk mendohej që Prokurori i Përgjithshëm të shkojë në gjykatë, por në maj ai u dënua nga gjykata. Duhet që ne të shikojmë dy gjëra të rëndësishme. Dënime dhe konfiskime të pasurisë. Duhet të ketë figura të nivelit të lartë që duhet të dënohen”, u shpreh Soreca.

Të fundit