Flash News

E-TJERA

Lufta në Kosovë, Majko flet për misionin që jetonte në vilën e kryeministrit në Tiranë: Mblodhi  informacion për krimet e serbëve

Lufta në Kosovë, Majko flet për misionin që jetonte në

Sa i përket akuzave të publikuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, se midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 janë kryer krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit, Majko thotë se po të ishin të vërteta këto do të ishin bërë shumë dokumentarë deri tani, do të kishte informacione nga shtete partnere, anëtare të NATO-s. 

“Për dijeninë tuaj, gjatë luftës në Shqipëri me kërkesë të qeverisë shqiptare është vendosur edhe një mision i gjykatës së Hagës për të shqyrtuar krimet e luftës dhe ky mision jetonte në vilën e kryeministrit se unë nuk jetoja atje. Ka hetuar dhe ka mbledhur informacion për krimet e luftës që vinin nga pala serbe.

Sa i përket insinuatave se krime të tilla janë bërë nga UCK, jo vetëm janë të tepruara, por do të vinte në dyshim prezencën e forcave të NATO-s. Prezenca ndërkombëtare në Shqipëri ka qenë e jashtëzakonshme” tha ai.

Të fundit