Flash News

E-TJERA

"Luftën kundër COVID-19 mund ta fitojmë vetëm së bashku", Soreca apel qytetarëve: Respektoni masat

"Luftën kundër COVID-19 mund ta fitojmë vetëm së

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u ka bërë apel qytetarëve që të mbajnë maskën si dhe të ruajnë distancën. Përmes një postimi në profilin zyrtar Soreca thotë se kjo është një mënyrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai u shpreh krenar që BE mund të ndihmojë mjekët dhe infermierët shqiptarë në luftën e tyre të përditshme kundër virusit.

Postimi i plotë:

Krenar që BE mund të ndihmojë mjekët dhe infermierët shqiptarë në luftën e tyre të përditshme kundër virusit. Të gjithë kemi nevojë t’i ndihmojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që të mbajnë maska dhe të mbajnë distancimin social. Luftën kundër COVID-19 mund ta fitojmë vetëm së bashku.

Të fundit