Flash News

E-TJERA

Luhatje temperaturash dhe vranësira të lehta, parashikimi i motit për sot

Luhatje temperaturash dhe vranësira të lehta, parashikimi i motit

Pas ditëve me shi, moti gjatë pjesës së parë të ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat perëndimore, teksa vranësira më të dukshme do të kenë zonat malore.

Sipas Metoalb, parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, ndërkohë që temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Dita nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por mesdita dhe orët vijuese sjellin dominim të kthjellimeve.

Rajoni dhe Europa

Europa dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të saj. Ku më të dukshme kthjellimet mbeten në jugperëndim.

Ndërsa rrebeshe shiu do kenë brigjet e Detit të Zi, ishujt Britanikë dhe Skandinav.

Të fundit