Flash News

E-TJERA

Luiza Gega kualifikohet në finalen e Botërorit në Hungari

Luiza Gega kualifikohet në finalen e Botërorit në Hungari

Luiza Gega është kualifikuar në Botërorin që po zhvillohet në Hungari.

Gega ishte pjesë e baterisë së tretë kualifikuese të garës së 3000 metrave me pengesa. Një bateri ku kanë qenë disa prej pretendenteve për medalje në këtë aktivitet dhe hapin e të cilave ajo e mbajti deri në finish, duke dhuruar kohën 9.17.71.

Kjo ishte koha e tretë më e shpejtë në baterinë e saj, që rezultoi më e shpejtë e të gjitha kualifikueseve.

Gega e mbylli vetëm 1 sekondë pas kenianes Çepkoeç dhe etiopianes Uondemagen.

Të fundit