Flash News

E-TJERA

Luiza Gega kualifikohet në finalen e Tokyo 2020

Luiza Gega kualifikohet në finalen e Tokyo 2020

Atletja shqiptare Luiza Gega është kualifikuar për në finalen e Tokyo 2020. Ajo është renditur e pesta në baterinë e dytë, me pengesa për 3000 metra.

32-vjeçarja nga Dibra, shënoi kohën 9:23.85, rezultat që e çoi në finale. Atletja shqiptare arriti një rezultat të mirë dhe shumë shpresues për në finalen e madhe.

Është hera e parë një atlete shqiptare është një ndër pesë vajzat më të shpejta të botës. Vendin e parë në baterinë ku garonte Luiza Gega, e fitoi atletja amerikane, Kornei Freriçs. 

Kujtojmë që më herët ishin shqiptaret e Kosovës që arritën një rezultat fantastik në Lojërat Olimpike. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi morën medalje të artë në sportin e xhudos.

Të fundit