Flash News

E-TJERA

Luiza Gega vendos rekord të ri, renditet e pesta në Botërorin e Atletikës

Luiza Gega vendos rekord të ri, renditet e pesta në Botërorin e

Atletja shqiptare Luiza Gega është renditur e pesta në finalen e Botërorit të Atletikës.

Gega regjistroi në garë kohën 9:10.04 dhe duke vendosur automatikisht rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.

Atletja e uli rekordin e vendosur në 4 sekonda, ndërsa më parë Gega kishte vendosur rekord në kohën  9:14.29 në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.

Aty ajo zhvilloi një garë të shkëlqyer në disiplinën 3000 metra me pengesa, duke u renditur e para dhe duke merituar medaljen e artë.

 

Të fundit