Flash News

E-TJERA

Lulëzon kanabisi në Shkodër, Mirditë dhe Tropojë

Lulëzon  kanabisi në Shkodër, Mirditë dhe Tropojë

Policia ka zbuar dhe asgjësuar  4165 bimë narkotike.në Shkodër, Mirditë dhe në Tropojë.

Në Kukës, është proceduar penalisht përgjegjësi i shërbimit pyjor të kësaj zone, shtetasi Gj. P., për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. 

NJOFTIMI I POLICISE

Vijojnë paralelisht në të gjithë vendin, megaoperacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen në Shkodër, Mirditë dhe në Tropojë, në total 4165 bimë narkotike.

– Në qarkun Shkodër, gjatë fazës së 9-të të operacionit policor të koduar “Alpe të pastra” u asgjësuan 3295 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në disa fshatra, në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Pukë.

-Në qarkun Lezhë, gjatë fazës së 30-të të operacionit policor të koduar “Imazhi” u asgjësuan 513 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në një fshat në Mirditë.

 

-Në qarkun Kukës, gjatë fazës së 5-të të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna” u asgjësuan 357 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në terren malor, në Lekbibaj, Tropojë. Procedohet penalisht përgjegjësi i shërbimit pyjor të kësaj zone, shtetasi Gj. P., për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, duke përdorur edhe dronë, për kontrollin e zonave malore. Si rezultat i kontrolleve, në territoret e qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Kukës, janë gjetur dhe asgjësuar në total 4165 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit