Flash News

E-TJERA

Mafia shqiptare, Artan Hoxha: Pse ne kemi krim horizontal

Mafia shqiptare, Artan Hoxha: Pse ne kemi krim horizontal

Gazetari Artan Hoxha ka folur për mafian shqiptare dhe mënyrën se si operon ajo.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” gazetari sqaron se pse krimi shqiptar nuk arrin dot të krijojë një mega strukturë të madhe.

“Nëse ti godet sot në Palermo një organizatë kriminale shqiptare nga jugu i Shqipërisë, pas një muaji aty do të vijë një grup tjetër që do të vijë nga veriu i Shqipërisë, nga një qytet tjetër sepse ne nuk kemi shtab, nuk kemi kokë, nuk kemi komision, ne kemi krim horizontal,” – sqaroi gazetari.

Ai shtoi se grupin Habilaj e kishte cilësuar si grupi “Labëria” për shkak se në atë zonë operonin dhe pavarësisht se cenonin sigurinë e vendit duke fikur radarët, përsëri nuk bëhej fjalë për grupin më të rrezikshëm që vepronte në jug të Shqipërisë.

 

Të fundit