Flash News

E-TJERA

“Magneti i kësaj toke”, Meta: Ku bashkohem dhe ndahem me Sali Berishën. Problem do ishte nëse do e kisha kundër

“Magneti i kësaj toke”, Meta: Ku bashkohem dhe ndahem me Sali

Presidenti Ilir Meta ka treguar se cfarë e ndan dhe çfarë e bashkon me ish kryeministrin Sali Berisha.

Në një intervistë në Fax News, Meta tha se me Berishën e bashkon interesi kombëtar dhe ndahen vetëm për 28-29 Nëntorin.

“Ajo që na bashkon, është se të dy çdo gjë e kemi ndërtuar vetë në jetë. Ai ka ardhur nga një fshat, që sipas kufirit tonë është më i largëti në Shqipëri. Dhe është ngjitur me punën e vet të jashtëzakonshme në majat e mjekësisë, të shkencës dhe të politikës.

Por edhe unë pak a shumë të njëjtën gjë kam bërë, se edhe unë kam lindur në një fshat malor, 1000 metra mbi nivelin e detit.

Kjo na bashkon, por mendoj se na bashkon edhe interesi kombëtar në tërësi.

Këto janë ngjarje që dihen nga të gjithë. Kemi pasur edhe momente, dihen ato tonat: 28 a 29 nëntorin nuk jemi marrë vesh dhe ndoshta as nuk kemi për t’u marrë vesh për këtë çështje”, tha Meta.

I pyetur se është sot para shqiptarëve, teksa grupimi i Lulzim Bashës ka dalë kundër tij kohët e fundit, Meta tha se “Problemi im do të ishte në qoftëse lideri historik do të ishte kundër meje! Ky do të ishte një problem për mua. Si “magnet i kësaj toke” – i tha nëna!”, tha Meta.

Të fundit