Flash News

E-TJERA

Majat u dhunuan barbarisht nga vëllezërit e Rrahman Rrajës, administratori i gurores u bën ftesë për diskutime

Majat u dhunuan barbarisht nga vëllezërit e Rrahman Rrajës,

Pas dhunës barbare ndaj 2 kushërinjve Maja nga fisi Rraja, administratori i gurores që u bë "mollë sherri" , Alfred Karaj, u ka bërë ftesë banorëve të Borizanës dhe viktimave të dhunës që të ulen dhe të diskutojnë për të zgjidhur këtë situatë.

I ftuar në emisionin "Uniko" nga Spartak Koka, Alfred Karaj ka deklaruar se do ta mbyllë guroren nëse provohet që dëmtimet e banesave në fshatin Borizanë janë bërë nga shpërthimet në gurore.

Spartak Koka: Si mund të gjejmë një zgjidhje ku kemi 2 të plagosur rëndë?

Alfred Karaj: Kjo histori sipas meje zgjidhet me të ulemi, jam i gatshëm, bëj ftesë të përballemi me ta me diskutime me gjithçka.

Spartak Koka: Me gjuhë mirëkuptimi apo jo?

Alfred Karaj: Me gjuhë mirëkuptimi. Të ulemi të diskutojmë. Nëse unë dal fajtor u kërkoj falje publike edhe shoh punët e mia. Në gurore nuk shkoj më atje, gurorja le të mbyllet. Po s’e mbylli shteti e mbyll unë. Sepse nuk jemi që të pasurohemi neve edhe fshatit t’i shemben shtëpitë. Jo, shtëpia është e shenjtë. Nëse shemb shtëpinë e dikujt, do të shembet e jotja nesër. Nuk jam për atë, kurrë. Nuk ndodh, me mua nuk ndodh.

Të fundit