Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga, një viktimë dhe tre të plagosur në Vlorë

Makina del nga rruga, një viktimë dhe tre të plagosur në

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident të shënuar natën e mbrëmshme në aksin rrugor Selenicë-Vlorë.

Sipas njoftimit zyrtar, një automjet tip “Renault” ka dalë nga rruga e për pasojë, humbi jetën një grua rreth 60 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesi.

Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.

Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

 

Të fundit