Flash News

E-TJERA

Makina humb kontrollin dhe përplaset me lokalin në Elbasan, 4 të plagosur

 

Makina humb kontrollin dhe përplaset me lokalin në Elbasan, 4 të
Foto ilustruese

 

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën e jashtme të një lokali në aksin “Mollas–Gostimë”, duke lënë katër persona të plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari Q. D., ka dalë nga rruga, duke shkaktuar dëme materiale në lokal dhe lëndime të lehta te dy shtetase që ndodheshin brenda.

Gjithashtu, janë dëmtuar edhe vetë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri 21-vjeçar, të cilët po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. D., 30 vjeç, pasi në aksin rrugor "Mollas-Gostimë", automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesën e jashtme të lokalit të shtetasit R. Ç..

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar lehtë 2 shtetase që ndodheshin në këto ambiente. Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Q. D., dhe pasagjeri në automjetin e tij shtetasi G. Z., 21 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. 

Të fundit