Flash News

E-TJERA

Makina luksoze tip BMW, Lleshaj: Ka kushtuar shumë më pak se e punonjësve të policisë , e kam marrë në Bavari

Makina luksoze tip BMW, Lleshaj: Ka kushtuar shumë më pak se e

I pyetur në "Opinion" nëse është e drejtë që ministri i një vendi si Shqipëria të mbajë një makinë luksoze, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se makina e tij kushton më pak se makinat e shumë drejtorëve të Policinë e Shtetit.

Makina e tip BMË, sipas tij është blerë direkt tek prodhuesi në Bavari dhe për këtë arsye ai e ka marr me një çmim më të favroshëm, krahasuar me vlerën që mjeti ka për klientët e zakonshëm.

Lleshaj: Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit.

Fevziu: Kushton 100 mijë euro.

Lleshja: Vëre sa të duash : Kjo makinë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.

Fevziu: Aq e marr dhe unë një.

Lleshaj: Duhet të jesh Ministër i Brendshëm.

Fevziu: Ku është marr makina?

Lleshaj: Tek prodhuesi direkt, në Bavari.

Fevziu: Është e blinduar?

Lleshaj: Nuk është e blinduar, është e thjeshtë me konfiguracionin normal.

Fevziu: E di që fillojnë në 95 mijë euro.

Lleshaj: Aq kushton për blerësit e zakonshëm. Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh.

 

Të fundit