Flash News

E-TJERA

Makina përplas 10-vjeçarin në Vlorë, shoferi largohet nga vendngjarja

Makina përplas 10-vjeçarin në Vlorë, shoferi largohet nga
foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Panaja të Vlorës, ku një makinë ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar.

Pasi e ka përplasur me makinë, shoferi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke lënë fëmijën në rrugë.

Si pasojë e aksidenti, fëmija është lënduar dhe ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.06.2022, rreth orës 20:00, në fshatin Panaja, Vlorë, automjeti tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas të mitur rreth 10 vjeç dhe është larguar.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi i mitur, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit