Flash News

E-TJERA

Makina përplas 15-vjeçarin në Vlorë, në pranga shoferi

Makina përplas 15-vjeçarin në Vlorë, në pranga

Një i mitur u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në lagjen “Hajro Çakërri”, në Vlorë.

Pas ngjarjes, policia njofton se ka vënë në pranga shoferin e automjetit E. M., 36 vjeç. Fatmirësisht, i riu është jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:10, në lagjen “Hajro Çakërri”, shtetasi E. M., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 15 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

 

Të fundit