Flash News

E-TJERA

Makina përplas 17-vjeçaren në bulevard, largohet shoferi në Shkodër

Makina përplas 17-vjeçaren në bulevard, largohet shoferi

Një makinë përplasi një vajzaë adoleshente dje në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër.

Policia njofton se pas aksidentit, shoferi ende i paidentifikuar është larguar nga vendngjarja.

"Mesditën e djeshme, është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës, një 17-vjeçare, e cila ka deklaruar se në bulevardin “Bujar Bishanaku”, një automjet me drejtues të paidentifikuar prej saj, e ka përplasur në këmbë, dhe është larguar. E mitura pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë.

Ndërkaq, po punohet për identifikimit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit