Flash News

E-TJERA

Makina përplas bariun dhe tufën e deleve në Maliq, shoferi largohet nga vendngjarja

Makina përplas bariun dhe tufën e deleve në Maliq, shoferi

Një aksident i rëndë është regjistruar pranë fshatit Rëmbec, në Maliq. Një automjet ka përplasur një bari, duke i shkaktuar lëndime të shumta në trup. Viktima ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Përveç bariut, aksidenti ka dëmtuar edhe tufën e deleve që ai po kulloste, ku tre prej kafshëve u goditën nga automjeti.

Shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarja pas aksidentit, duke lënë të plagosurin pa ndihmë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar e kapur drejtuesin e automjetit që u largua.

Të fundit