E-TJERA

Makina përplas këmbësorin në Koplik, arrestohet shoferi 75 vjeçar

Makina përplas këmbësorin në Koplik, arrestohet shoferi 75

Një makinë ka përplasur një këmbësor sot në hyrje të qytetit të Koplikut.

Sipas policisë, Q. S., rreth 68 vjeç u dërgua për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa u shoqërua në komisariat shoferi i mjetit që e përplasi, L. G., 75 vjeç.

“Rreth orës 13:15, në hyrje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin L. G., 75 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. S., rreth 68 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedural”,  njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit