Flash News

E-TJERA

Kamioni përplas motorin në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën 51 vjeçari

Kamioni përplas motorin në aksin Lezhë-Shkodër, humb
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë u regjistrua sot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në zonën e Dajçit. 

Mësohet se një automjet tip “Kamion” ka përplasur një motor, e per pasoje ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit në spital.

Viktima u identifikua si Arben Tanushi 51 vjeç, kurse drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat. 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit