Flash News

E-TJERA

Makina përplas motorin në Laç, plagoset 23-vjeçari

Makina përplas motorin në Laç, plagoset 23-vjeçari

Një aksident është shënuar në Patok, Laç, ku janë përfshirë një mjet dhe një motoçikletë. Për pasojë, ka mbetur i plagosur Xh. Ll. 23 vjeç, drejtues i motoçikletës.

“Në Patok, Laç, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përfshirë një mjet me drejtues shtetasin F. M. 33 vjeç, me një motoçikletë me drejtues shtetasin Xh. Ll. 23 vjeç.

Për pasojë, është lënduar drejtuesi i motoçiketës, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit