Flash News

E-TJERA

Makina përplas motorin në Lezhë, një i vdekur

Makina përplas motorin në Lezhë, një i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua mëngjesin e sotëm tek mbikalimi ‘Ishull- Lezhë.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit P. N., ka ndërruar jetë në spital. Sakaq, drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

"Rreth orës 07:00, tek mbikalimi ‘Ishull- Lezhë,  automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. N.,

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit shtetasi P. N., ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit”, njofton policia.

Të fundit