Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje 25-vjeçaren në Tiranë

Makina përplas për vdekje 25-vjeçaren në Tiranë
Foto Ilustruese

Një 25 vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Institut.

A.A ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit E.B është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit,  mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Të fundit