Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje 4 vjeçarin në Berat

Makina përplas për vdekje 4 vjeçarin në Berat

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Samaticë, në Berat. Një mjet me drejtues shtetasin Ramadan Gjozi ka përplasur për vdekje një 4 vjeçar.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe Policia që po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal për të miturin. Shoferi i cili shkaktoi aksidentin është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit