Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje 55-vjeçaren në Fushë Krujë

Makina përplas për vdekje 55-vjeçaren në Fushë 

Foto ilustruese

Një grua humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një automjet në fshatin Larushk, në Fushë Krujë.

 Sipas policisë, shoferi është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale

“Rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit