Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje 65-vjeçarin në Maliq

Makina përplas për vdekje 65-vjeçarin në Maliq

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik.

Një mjet tip ‘Ford’ ka përplasur 65-vjeçarin i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. I lënduari është dërguar në spitalin e Korçës ku ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 09.09.2022, rreth orës 14:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq, shtetasi A. P., duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përplasur biçiklistin N. S., 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit

 

Të fundit