Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje këmbësorin në rrugën Milot-Rubik

Makina përplas për vdekje këmbësorin në rrugën

Një aksident ka ndodhur pak më para në aksin rrugor Milot-Rrubik.

Mësohet se një 63-vjeçar i identifikuar si Pjetër Nikolli ka përplasur për vdekje një 43 vjeçar. Viktima është identifikuar si Mark Lleshi.

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik, shtetasi P. N. 63 vjeç, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M. Ll. 43 vjeç, banues në Fan, Mirditë, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.”, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit