Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje të moshuarin në Përmet

Makina përplas për vdekje të moshuarin në Përmet

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”.

Policia njofton se A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

"Rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit