Flash News

E-TJERA

Makina përplas të moshuarin, largohet nga vendngjarja

Makina përplas të moshuarin, largohet nga vendngjarja

Një 78-vjeçar është përplasur nga një automjet, i cili është larguar nga vendngjarja.

78-vjeçari Faslli Arapi, banues në lagjen “30-Vjetori” ka qenë duke qarkulluar me biçikletë nga lagjja “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të lagjes “30-Vjetori”, kur në vendin e quajtur “Varri i Babaliut” është përplasur nga pas nga një automjet me ngjyrë të zezë.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar edhe mjeti që shkaktoi aksidentin dhe u largua nga vendngjarja.

 

Të fundit