Flash News

E-TJERA

Makina përplas tre këmbësorë në Durrës, një viktimë dhe dy të plagosur

Makina përplas tre këmbësorë në Durrës, një

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pasi u përplasën nga një automjet në aksin rrugor Qerret -Durrës.

Sipas policisë, një automjet me drejtues një 37 vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase.

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

Të fundit