Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me ambulancën në Shkodër-Koplik, humb jetën drejtuesi i makinës

Makina përplaset me ambulancën në Shkodër-Koplik, humb

Një persona ka humbur jetën si pasojë e një aksidentin të ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Koplik.

Sipas informacioneve, në aksident është përfshirë një automjet dhe një ambulancë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.

Ndërkohë viktimë e aksidentit ka mbetur drejtuesi i automjetit, i dentifikuar si Abaz Kuka, 55 vjeç. Në automjet ndodhenin dhe dy pasagjerë të cilët janë plagosur por ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:35, në aksin rrugor "Shkodër-Hani i Hotit", autoambulanca me drejtues  shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.  

Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit