Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me motorin në aksin “Shkodër-Lezhë”, lëndohet pasagjerja

Makina përplaset me motorin në aksin

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë” ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë është lënduar një pasagjere e cila ndodhej në motomjet.

Aktualisht shtetasja E.M ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin A. A., 58 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. H., 27 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. M., 26 vjeçe, pasagjere në motomjet, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit