Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me traktorin, ndërron jetë një person

Makina përplaset me traktorin, ndërron jetë një person
Foto ilustruese

Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Një mjet tip "Benz" është përplasur me një traktor dhe për pasojë ka mbetur i pajetë pasagjeri që qëndronte në gabinën e traktorit.

Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i traktorit, i cili ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Aksidenti ka ndodhur në Përrenjas.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip "Benz". Sakaq pritet një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme lidhur me këtë ngjarje.

Të fundit