Flash News

E-TJERA

Mali i Moravës në zonën e Devollit përfshihet nga zjarri masiv

Mali i Moravës në zonën e Devollit përfshihet nga zjarri

Pasditen e sotme, një vatër zjarri është shfaqur në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë Devoll. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, barishte, bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi.

Situata aktualisht është e vështirë për shkak të erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse dhe vullnetarët kanë ndërhyrë, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll. Ndërhyrja vazhdon, me 7 zjarrfikës që punojnë intensivisht në terren, ndërkohë që banorët e zonës janë angazhuar gjithashtu për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po bëjnë përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Të fundit