Flash News

E-TJERA

Mali i Tomorrit në ditën e 6-të mes flakëve, digjen mbi 23 hektarë pyll

Mali i Tomorrit në ditën e 6-të mes flakëve, digjen mbi 23

Zjarri i rënë në malin e Tomorrit vazhdon në ditën e gjashtë të tij. Pavarësisht ndërhyrjeve ende nuk është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Deri më tani zjarri ka djegur mbi 23 hektarë pyll me pisha. Ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është se kjo zonë është Park Kombëtar.

Kujtojmë që terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërsa puna e bërë nga ajri ka rezultuar e pamjaftueshme deri më tani.

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë të zjarrvënies dhe kanë proceduar penalisht tre të tjerë.

Këta persona kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllit.

Të fundit