Flash News

E-TJERA

Maliq, përfshihet nga flakët një banesë në Sovjan

Maliq, përfshihet nga flakët një banesë në Sovjan

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Sovjan, në Maliq. Mësohet se, banesa ishte në pronësi të Kudret Pashollarit. Flakët kanë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale, pasi objekti ishte i pabanuar.

Nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar flakët, pasi Pashollari prej vitesh jeton me familjen në Itali dhe shtëpia ishte e pabanueshme.

Policia dhe zjarrëfiksja kanë mbërritur në vendngjarje, ku është bërë shuarja e flakëve dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit