Flash News

E-TJERA

Maliqi në SPAK, kallëzon kryebashkiakun e Kuçovës

Maliqi në SPAK, kallëzon kryebashkiakun e Kuçovës

Ish-deputeti Lefter Maliqi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme ku ka dorëzuar një kallëzim të ri për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Maliqi tha për mediat se Hajdari i dënuar në Greqi, duhet të lërë automatikisht mandatin e deputetit.

“Kallëzimi i radhës i gjashti, në 2017 dhe besoj këtu nuk ka fajë Saliu, Interpol Athina njofton se kur ka qenë drejtor i KESH është deportuar nga drejtësia. Kallëzimi i radhës për këtë mosdeklarim. Është vepër penale. Automatikisht lë mandatin. SPAK edhe pas ardhjes së vendimit nga PP ende nuk ka vepruar”, tha Maliqi.

Prokuroria e Përgjithshme në përgjigjen që i dha KQZ-së thoshte se Hajdari rezulton i dënuar në Greqi me 4 muaj burg, fakt që është fshehur nga kryebashkiaku në Formularin e Vetëdeklarimit.

Të fundit