Flash News

E-TJERA

Manastirliu flet për skenarët e strategjisë vjeshtë-dimër: Strukturat rajonale po përgatiten për përballimin e pandemisë

Manastirliu flet për skenarët e strategjisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Vlora deklaroi se po fuqizohen spitalet rajonale në kuadër të strategjisë së vjeshtë-dimrit për përballimin e epidemisë së Covid19.

“Kemi marrë vendimin që përpos strukturave të dedikuara, gjithashtu të kemi disa skenarë të gatshëm që të mundemi të trajtojmë edhe në spitalet rajonale pacientë të prekur me Covid.

Në planin tonë në përfshirjen e spitaleve rajonale, kemi rritur kapacitetet e këtyre spitaleve për të mundësuar një trajtim sa më efikas përsa u përket të prekurve me Covid 19 kemi mundësuar fuqizimin e këtyre spitaleve qoftë përsa i përket pavioneve të dedikuara me të gjithë linjat e oksigjenit, fuqizimit përsa i përket paisjeve që duhen, gjithashtu dhe trajnimi i vazhdueshëm për mjekët dhe infermierët”, tha Manastirliu.

Këtë deklaratë Ministrja Manastirliu e bëri nga Poliklinika e Vlorës, ku pa nga afër shërbimin për trajtimin e pacientëve kronikë.  

Të fundit