Flash News

E-TJERA

Mancini ‘thyen’ heshtjen pas dorëheqjes, sulmon presidentin e Federatës Italiane

Mancini ‘thyen’ heshtjen pas dorëheqjes, sulmon presidentin e

Pas dorëheqjes nga pankina italiane, Roberto Mancini ka thyer heshtjen duke folur për gazetën La Repubblica. MancIni ka fajësuar hapur Presidentin Gravina.

“I shpjegova se në këta muaj duhej të më jepej mbështetje dhe qetësi, por ai nuk e bëri këtë dhe unë dhashë dorëheqjen. A duhet ta kisha bërë më herët? Sigurisht. Por unë u largova nga Nazionale me 25 ditë para ndeshjes tjetër, jo tre ditë."

Dorëheqja erdhi vetëm disa ditë pasi Mancini kishte marrë kompetenca shtesë në një rol të ri si koordinator i Azzurrit, duke përfshirë nivelet U-20 dhe U-21.

Megjithatë, duket se Mancini e pa këtë më pak si një promovim dhe një mënyrë për të ndarë grupin e tij të punës.

"Gravina kishte një vit që po përpiqej të revolucionarizonte stafin tim. Unë u përpoqa t'i them se më së shumti ai mund të shtonte disa fytyra të reja, por ai nuk mund të hiqte dy anëtarë të një grupi që punon dhe kishte fituar, duhet të jem unë ai që vendos të zëvendësoj një anëtar të stafit tim", ka thënë ai.

Manicni la të kuptohej gjithashtu se ai kishte shpresuar t'i dërgonte Gravinës një mesazh se sa keq po shkonin gjërat, por FIGC-ja e shfrytëzoi mundësinë për ta hequr qafe atë.

"Gravina për një kohë kishte menduar për gjërat shumë ndryshe nga unë. Unë u masakrova thjesht për vendimin tim. Doja t'i dërgoja një sinjal Presidentit, ai mund të më ndihmonte nëse do të kishte dashur", ka vijuar Mancini.

Të fundit