Flash News

E-TJERA

Manjani ndryshon mendim për Bashën: Ka sjellje diktatoriale, sot bindem se qëndrimi i tij në politikë është dëm

Manjani ndryshon mendim për Bashën: Ka sjellje diktatoriale, sot

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet në selinë blu, duke shprehur bindjen se demokratët do ta pastrojnë veten nga ky "diktatoruc", duke iu referuar kështu kryedemokratit Lulzim Basha.

Manjani thotë se deri një javë më parë mendonte se Basha duhet të rrinte në parti, por si deputet, ndërsa tashmë thotë se prania e kryedemokratit në politikë është dëm.

Sipas ish-ministrit, Basha është identifikuar si politikan kundër demokracisë, duke evidentuar se tentoi të pengonte mbledhjen e Kuvendit dhe tashmë votën e anëtarësisë.

"Nul Basha tashmë është identifikuar qartë si politikan kundër demokracisë. Tentoi të pengonte vetëmbledhjen e forumit më të lartë, ndërsa tani tenton të ndalojë eshe votën e anëtarësisë.

Sjellja e tij klasifikohet tek sjelljet diktatoriale. Nuk arrin ta bllokojë veprimin demokratik të njerëzve sepse kaq takat (kaçacitet dhune) ka. Po të kishte pushtet do bënte më shumë.

Kam bindje se demokratët me votë do ta pastrojnë veten përfundimisht nga ky diktatoruc. Ata dhe vetëm ata duhet ta marrin këtë vendim. As zoti n’qiell nuk e ka këtë tagër.

Deri një javë më parë mendoja se ai duhej të rrinte në PD, por sot bindem se çdo ditë e qëndrimit të tij në politikë është dëm", shkruan ndër të tjera Manjani.

Të fundit