Flash News

E-TJERA

Manjani publikon dokumentin para gjyqit për vulën e PD, bën thirrje: Mos hidhni poshtë Kushtetutën për llogari votash!

Manjani publikon dokumentin para gjyqit për vulën e PD, bën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila refuzoi kërkesën për të përjashtuar Agon Zhukrin nga gjykimi i çështjes së vulës së PD, ndërsa na ndajnë edhe dy ditë nga gjyqi i 3 marsit.

Në një postim në facebook, Manjani shkruan se gjykata nuk i ka cilësuar palë përfaqësuesit e Lulzim Bashës dhe kërkon të mos hidhet poshtë Kushtetuta.

Postimi:

Olta,

Edi,

Luli,

Lejdi&co!

Mos hidhni poshtë Kushtetutën, ligjin dhe shtetin për llogari votash!

Vulaxhinjtë nuk kanë dashur të jenë palë në procedurat e rregjistrimit të statutin të rithemelimit. As nuk kanë qenë e as NUK KANË DASHUR të jenë, sepse nuk e kanë ankimuar këtë vendim të gjyqtarit Papakostandini.

Ky vendim ndër të tjera thotë se "....Përfaqësuesit e Lulzim Bashës, nuk janë palë në gjykim".

Lexojeni vetë vendimin, në paragrafin e fundit të tij, para fjalës VENDOSI.

Pra ata nuk janë palë dhe nuk ka gjyq Apeli për të bërë, por thjesht rrefuzim shqyrtimi dhe lejimin e PD të regjistrojë ndryshimet rregullisht.

Ky është ligji!

Nëse Olta, Edi,Luli, dreqi apo të bijtë kanë një teori tjetër, ajo quhet diktaturë!

Po edhe sikur ata të jenë me ligjin, prap nuk mund të zëvendësojnë gjykatën!!!!

 

Të fundit